Asthu siç edhe kishte paralajmëruar, reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar këngën e saj më të re.
“Gangster” mban titullin kjo këngë, e cila vjen për fansat në gjuhën gjermane.
Ajo e solli këtë projekt muzikor për fansat e saj në orët e para të datës 27 nëntor, teksa e ka kthyer në traditë publikimin e këngëve pas orës 00:00.
https://www.youtube.com/watch?v=W8o30gq62hg&feature=emb_title
Me një këngë të prodhuar nga Miksu dhe Macloud, reperja vjen shumë më ndryshe dhe më e thjeshtë nga paraqitjet e tjera.
Edhe në klipin e këngës, ajo shfaqet në një skenë të vetme duke interpretuar “Gangster” shoqëruar nga një mini-orkestër e vogël.
Kujtojmë që Loredana këto ditë ka realizuar edhe një dokumentar rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale, pjesë e të cilit ishte edhe reperi Mozzik, me të cilin thuajse ka konfirmuar ribashkimin. /Telegrafi/