Reperja e njohur, Loredana Zefi, vazhdon të jetë shumë e komentuar në media.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, reperja vendosi që duke qenë shumë e lidhur me fansat e saj, të publikojë një fotografi për ta e cila mund t’u ketë ngjallur kureshtje.
Bëhet fjalë për fotografinë e saj të pasaportës, të cilën ajo e ka realizuar së fundmi.
Ndërkohë që po aplikon pasaportë, mediat zvicerane për Loredanën kishin raportuar muaj më parë se ajo nuk ka nënshtetësi të Zvicrës.
Kjo ishte bërë e ditur në muajin maj, atëherë edhe kur shpërtheu skandali, ku një çifti zviceran rreth të pesëdhjetave e paditën reperen nga Ferizaj për kanosje, vënie në lajthitje, dhe zhvatje parash në shuma enorme. /Telegrafi/