Reperja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, të enjten pritet të publikojë këngën e re të titulluar “Angst” që në shqip do të thotë “Frikë”.
Derisa ka mbetur vetëm një ditë nga lansimi, ajo në rrjetet sociale nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme nga xhirimet e klipit.
Së fundmi, në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, aty ku ndiqet nga 2.6 milionë njerëz ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e këtij projekti.
Duke qenë gjithnjë e përkushtuar në stilin e saj, Lori edhe këtë herë është kujdesur që të vijë sa më në formë.
Siç e zbulon edhe vet artistja Zefi, në një pjesë të videoklipit vjen me një xhaketë blu e po ashtu me një kapelë të tillë të kombinuar me të zezë.
Edhe ky projekt i saj është punuar nga producentët e njohur: Miksu dhe Macloud.
“Keint Wort” përndryshe mbetet projekti i fundit i lansuar nga Loredana në bashkëpunim me JUJU që tashmë ka kaluar shifrën e 21 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/