Telegrafi

Loredana publikon bashkëpunimin e ri “Geh dein weg” me reperët gjermanë KC Rebell dhe Summer Cem

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, po vazhdon të sjellë projekte të shumta në tregun e huaj.

Kësaj radhe ajo vjen në bashkëpunim me reperët e njohur gjermanë KC Rebell dhe Summer Cem, në një këngë të titulluar “Geh dein weg”.

Kënga është punuar nga vet tre rep-artistët, të cilët gjithashtu kanë shkruar dhe tekstin.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në të cilin Loredana vjen me një paraqitje mjaft atraktive teksa interpreton këngën e saj.

Loredana ka njoftuar fansat gjatë këtyre muajve për rritjen e çmimit të biletave për koncertet e saj, marrë parasysh numrin e kufizuar që do të kenë për shkak të pandemisë globale coronavirus. /Telegrafi/