Telegrafi

Loredana poston fotografi tërheqëse që e shoqëron me mesazh për repin gjerman

Loredana (Foto: Instagram)

Rep-artistja shqiptare që po bën karrierë në Gjermani, Loredana Zefi, që nga debutimi i saj në tregun muzikor është pëlqyer në masë të madhe.

Kështu bëri edhe me këngën e fundit të titulluar “Marijuana”, që erdhi si bashkëpunim me reperin nga grupi KMN, Zuna.

Pas suksesit, dhe renditjes së saj në top lista, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur shumë tërheqëse, duke përçuar edhe një mesazh.

Në imazh, bukuroshja bionde është paraqitur me flokë të bardha dhe të gjata, ndërsa në plan të parë është vënë edhe buzëkuqi që ajo ka përdorur. Kurse në përshkrimin e fotografisë, ajo ka pohuar se është ‘nëna e repit gjerman’.

Së fundmi, Loredana është bërë pjesë e spekulimeve pasi flitet se ajo dhe Zuna janë në një lidhje dashurie, për të cilën nuk është prononcuar asnjëri deri më tani. /Telegrafi/