Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka paralajmëruar turneun muzikore.
27-vjeçarja këtë e bëri përmes një imazhi të publikuar në Instagram ku shihej së bashku me vajzën e saj, Hana.
Nënë dhe bijë shfaqen të veshura me shumë stil dhe të ngjashme me njëra-tjetrën.
“Po fillon, turneu Wifey po fillon, tani mund t’i blini biletat”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e postimit.
Komentet kanë qenë të shumta nga ana e fansave që padyshim mezi presin koncertet e ardhshme të reperes.
Kujtojmë që Loredana po vazhdon të jetë aktive edhe me lansimin e projekteve të reja.
Kënga e saj e fundit është me reperin shqiptar, Noizy “Heart attack” që u kthye në një prej hiteve verore dhe deri më tani numëron mbi 38 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/