Reperja e njohur Loredana, prej një kohe të gjatë, është në një lidhje dashurie me futbollistin Karim Adayemi, të ekipit prestigjioz Borussia Dortmund.
Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për partnerin, pas humbjes së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.
Dortmundi pësoi një disfatë 2-0 kundër kampionëve në fuqi, Real Madridit, në një ndeshje që tërhoqi vëmendjen e fansave të futbollit në të gjithë botën.
Mbrëmjen e djeshme, pas ndeshjes, Loredana postoi në Instagram një fotografie ku ngushëlloi Karimin për humbjen e ndeshjes.
Fotografia shoqërohej me një mbishkrim solidarizues: “Edhe nëse jeni në fund, ne do të qëndrojmë pranë jush dhe do të këndojmë”, duke dëshmuar besnikërinë dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj të dashurit dhe karrierës së tij.
Ndërsa zakonisht ajo është e pranishme në stadium për të përkrahur të dashurin e saj, këtë herë mungesa e saj fizike u kompensua nga një postim që përcolli shumë dashuri dhe ngrohtësi përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/