Rep-artistja e njohur, Loredana, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Përmes informacioneve që ajo shpërndan në rrjete sociale, mundohet që të qëndrojë sa më afër fansave të saj.
Ndërkohë, në një postim në Instagram artistja ka mahnitur me ndryshimin e radhës në dukje.
Lori është parë së fundmi duke eksperimentuar, por nuanca më e errët e flokëve të saj po pëlqehet tej mase.
Postimi i bukuroshes tashmë brune mori me mijëra pëlqime, përfshirë edhe komete pozitive.
Sa i përket projekteve muzikore, “Kein Hunger” është hiti saj i fundit me UFO 361. /Telegrafi/