Loredana dje (e mërkurë) ka festuar ditëlindje e 26-të.
Për këtë ditë të veçantë për të, krahas urime që ka pranuar nga miq dhe familjarë, disa nga të cilët edhe i ndau me adhuruesit në Instagram, mbrëmja ishte e rezervuar për një festë madhështore.
Në imazhe që ajo ka postuar shihet pranë personave të saj më të afërt, ndërsa ishin kujdesur deri në detajin e fundit që këtij organizimi mos t’i mungonte asgjë.
Personazhi kryesor në këtë mbrëmje padyshim ishte vajza e saj, Hana, që ishte çdo moment pranë së ëmës.
Rikujtojmë që Loredana edhe gjatë këtij viti ka qenë aktive me disa projekte muzikore, i fundit erdhi në bashkëpunim me ish-partnerin e saj, reperin Mozzik, që mban titullin “Mit Mir”. /Telegrafi/