Në mbrëmjen e Shën Valentinit, banorët e shtëpisë së famshme kanë pranuar letra dhe mesazhe nga partnerët e tyre, duke përjetuar momente emocionuese dhe të ndjera.
Loredana mori një buqetë me lule dhe një letër nga Jozi, e cila përmbante një mesazh të drejtpërdrejtë për të.
Ajo e lexoi letrën me zë të lartë, ndërsa të gjithë dëgjonin me kureshtje.
Në letër shkruhej: “Lori, jam munduar gjithmonë të të bind që të mos ndikohesh nga fjalët e të tjerëve, qëndro vetvetja. Mos harro kurrë fjalët që të kam thënë, vazhdo rrugëtimin tënd dhe kupto që banorët nuk na duan bashkë.”
Teksa ajo lexonte, në sfond dëgjoheshin banorët që thoshin me habi: “As gëzuar Shën Valentinin.”
Pas leximit të mesazhit, Loredana nuk e fshehu zhgënjimin e saj dhe reagoi: “Nuk ishin fjalët që prisja dhe nuk ishte përgjigja që doja.
Më tutje ajo vazhdoi: “Nuk është gjithçka lojë, nuk janë fjalët që dua sot, por është shumë e vështirë të kuptosh gjendjen e tjetrit. Faleminderit, Jozi, edhe një herë për lulet, por nuk janë lulet, janë fjalët… kam nevojë për diçka tjetër.”
Reagimi i saj la një hije dyshimi mbi marrëdhënien mes saj dhe Jozit, duke ndezur diskutime mes banorëve dhe ndjekësve të spektaklit. /Telegrafi/