Rep-artistja Loredana Zefi ka pushtuar tregun muzikor përmes këngëve të saj që po arrin miliona klikime brenda orësh.
Ajo është shndërruar në njërën prej figurave më të njohura në Kosove dhe Zvicër, ku edhe jeton. Jeta e saj ka qenë e përfolur në media rozë për shkak të ndarjes së saj me reperin Mozzik kohëve të fundit.
Gjatë të hënës, Loredana e ka ndarë me fansat një imazh të babait të saj, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.
Reperja njihet për respektin që ka ndaj familjes së saj, ku në secilën këngë përmend ndonjërin prej anëtarëve të familjes.
“Nich verdient” është bashkëpunimi i saj që erdhi me Capital Bra, i cili brenda dy javëve ka arritur 17 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/