Site icon Telegrafi

Loredana kujton babanë e ndjerë me rastin e ditëlindjes së tij

Loredana Zefi (Foto: loredana/Instagram)

Rep- artistja Loredana Zefi ka bërë ditur se sot është një ditë e veçantë për të, por jo për shkak të publikimit të këngës së saj.

Babai saj, i cili ka ndërruar jete një vit më parë, ndërsa ajo sot (e premte) e ka kujtuar atë në rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa fotografi, ku në njërën prej tyre shihet se ka shkuar ta vizitojë në varrin e tij.

Ndërkaq, në një mbishkrim ajo i uron ditëlindjen edhe pse ai nuk gjendet pranë saj.

“Edhe nëse nuk je këtu kur po i bën 71 vjet, unë e di që jeni krenar për mua dhe po bëj gjithçka për ta bërë mamanë edhe më të lumtur”, ka shkruar Loredana.

Babai i reperes kishte ndërruar jetë në maj të vitit të kaluar, lajm të cilin e kishte bërë të ditur Loredana përmes një dedikimi prekës në rrjetet sociale. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/loredana)
Exit mobile version