Site icon Telegrafi

Loredana flet me emocione pas lindjes së vajzës: Qëllimi im në jetë ishte familja, jam personi më i lumtur në botë

Foto: Loredana Zefi/Instagram

Të martën, çifti i njohur i estradës, Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të parë.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.

Ishte vet Mozzik ai i cili ndau me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi të vajzës së porsalindur, të cilën e kishte shoqëruar me një dedikim prekës, ku tregonte ndjenjën e të bërit baba për herë të parë.

Ndërkohë, së fundmi edhe vet Loredana së fundmi publikoi në Instagram fotografinë e vajzës së porsa ardhur në jetë, ku shkruan se ndjehet tejet e lumtur për këtë bekim nga Zoti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo e shkruan statusin e saj në gjermanisht, duke qenë se është rritur jashtë vendit, dhe ka krijuar shumë fansa në Zvicër.

” Pra miqtë e mi. Vajza ime Hana është këtu. Duhet të them tani se unë jam personi më lumtur në botë. Nuk kam ide se çfarë është qëllimi i juaj në jetë mirëpo i imi ishte gjithmonë FAMILJA. Kam punuar shumë gjatë gjithë vitit, ndërsa Hana ishte e fshehur në stomakun tim dhe kurrë nuk kam dashur t’ju them se unë në fakt isha duke kaluar nëpër diçka tjetër. Unë jam njeri i familjes. Faleminderit Zot dhe ju falënderoj çdo njërin prej jush që më keni bërë të ndihem mirë gjatë shtatzënisë, edhe pse nuk i dinit të gjitha. Pra ju them tani, 2019 është viti im. 2018 ishte vetëm një shije. Falë burrit tim Mozzik ti je më i miri në botë”, ka shkrua ndër të tjerash ajo.

Ndërkohë, urimet për të dhe Mozzikin kanë qenë të shumta, jo vetëm nga fansat por edhe nga fytyrat e shumta publike. /Telegrafi/

Exit mobile version