Site icon Telegrafi

Loredana feston lansimin e albumit të shumëpritur “Medusa”

Loredana Foto: Instagram/loredana

Rep-artistja e njohur, Loredana, tashmë e ka dëshmuar se po bën bujë në industrinë muzikore.

E përqendruar më shumë në tregun gjerman, reperja ka arritur të ketë sukses të madh me projektet e saj muzikore.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka lansuar albumin “Medusa”.

Foto: Instastory

Në të njëjtën kohë, Loredana ka sjellë edhe këngën “Kein Hunger”, në bashkëpunim me UFO 361.

Që në minutat e parë të lansimit, dueti është pritur mjaft mirë në platformat digjitale.

Theksojmë se artistja së fundmi ka dhuruar edhe 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version