Mbrëmja e Shën Valentinit nuk ishte ajo që Loredana priste.
Ndërsa të gjithë banorët morën mesazhe të ngrohta dashurie nga partnerët e tyre, ajo u ndje e zhgënjyer nga letra e Jozit.
Në mesazhin e tij, Jozi i shkruante: “Lori, jam munduar gjithmonë të të bind që të mos ndikohesh nga fjalët e të tjerëve, qëndro vetvetja. Mos harro kurrë fjalët që të kam thënë, vazhdo rrugëtimin tënd dhe kupto që banorët nuk na duan bashkë.”
Por këto nuk ishin fjalët që Loredana priste në një ditë të tillë.
E dëshpëruar, ajo mori trëndafilat dhe hodhi petalet në pishinë.
Në sfond, dëgjohej Gjesti duke thënë me ironi: “A të thashë që do t’i hedhë në ujë?”, ndërsa Gresa komentoi se Loredana nuk e priste një përgjigje të tillë.
Gjesti e vijoi situatën me ironi, duke i kënduar një këngë vajtuese turke, duke e bërë momentin edhe më dramatik. /Telegrafi/