Rap – artistja nga Ferizaj, Loredana Zefi, tash e një kohë ka nisur punën për projektin e ri muzikor.
Këtë herë, ajo ka bashkuar forcat me artistin gjerman, Mero, projekti i të cilëve publikohet më 6 shtator.
Kjo u bë e ditur nga vet këngëtarja, përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.
Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes, gjersa besohet se do të mirëpritet nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre.
Ndërkohë, është përfolur edhe për një krizë në martesën e Mozzik dhe Loredanës, pasi kohëve të fundit nuk janë parë së bashku.
Madje, janë edhe fansat e çiftit që kanë ngjallur më shumë dyshime rreth martesës së tyre, megjithëse pritet të shohim se çfarë do ndodh në vazhdim. /Telegrafi/