Site icon Telegrafi

Loredana: Dua një fëmijë të dytë

Loredana Foto: Instagram/loredana

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana, vazhdon të debutojë në tregun gjerman me projektet e saj unike.

Ajo në rrjete sociale shpesh ndan suksesin dhe pamje nga përditshmëria, duke i mbajtur të azhurnuar me mijëra fansa.

Jeta personale e bukuroshesh bionde di të bëhet pjesë edhe e faqeve rozë, ndërsa shpesh komentohet për lidhjet e dashurisë.

Foto: Instastory

Por, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Lori ka mahnitur me një postim, që ndonëse nuk pritej.

Reperja pati në dorë një këpucë të vogël, që praktikisht përdoret vetëm për foshnje.

“Dua një fëmijë të dytë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Vlen të përmendet se në rrjet janë duke qarkulluar aludime se Mozzik dhe Lorendana mund të jetë bashkuar sërish. /Telegrafi/

Exit mobile version