Site icon Telegrafi

Loredana dhe Zuna kalojnë kohë së bashku gjatë pandemisë globale

Loredana dhe Zuna (Foto: Instagram)

Rep-artistja Loredana Zefi është parë shpesh nën shoqërinë e mikut të saj, Zunës.

“Du Bist Mein” titullohet bashkëpunimi i parë mes tyre, e që ka rezultuar të jetë një hit i vërtetë, pasi u ngrit në vendin e parë në shumë top-lista në vendet gjermanfolëse.

Në mediat rozë është spekuluar se Loredana dhe Zuna tashmë kanë filluar romancën e tyre, gjë për të cilën nuk është prononcuar asnjëra palë.

Në publikimet në rrjetet sociale. reperi është gjithmonë nën shoqërinë e Loredanës, e që kanë filluar dyshimet edhe nga fansat e tyre.

Në një postim në rrjetin social Instagram, palët kanë shpërndarë një  fotografi të zakontë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa shihen në ambient të hapur në mes pandemisë globale.

Në imazhet që reperja ka ndarë në vazhdim, ajo duket se është duke punuar në projektin e saj të ri, pasi ishte fotografuar në studio.

Ndërkaq, “Night Verdient” titullohet bashkëpunimi i radhës me Capital Bra, teksti i të cilës thuhet se është dedikim për ish-bashkëshortin e Loredanës, Mozzik. /Telegrafi/

Exit mobile version