Dy artistë të njohur janë bërë bashkë për të sjellur bashkëpunimin e parë të tyre muzikor.
Bëhet fjalë për Loredanën dhe Yll Limanin të cilët përmes disa imazheve kanë paralajmëruar një këngë të përbashkët.
Dyshja ndan disa foto të shkëputura nga xhirimet për të njoftuar se një projekt është drejt finalizimit.
“Këto ndjenja e kanë emrin tënd”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e fotografive ku shihet përkrah Loredanës.
Theksojmë që ndonëse ata nuk kanë zbuluar datën, pritet që duet i tyre të lansohet para festave të fundvitit.
Teksa kujtojmë që Ylli aktualisht po shijon suksesin e këngës solo “Malet”, ndërsa projekti i fundit i Loredanës është bashkëpunimi me Noizyn që solli gjatë verës që lamë pas. /Telegrafi/