Dy reperet e famshme shqiptare, Tayna dhe Loredana po vijnë me një super-bashkëpunim.
Projekti i dy artistëve, pritet të lansohet këtë javë, siç edhe paralajmëroi Tayna gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në Instagram.
“Kemi një befasi për juve këtë javë”, shkroi reperja në një postim duke publikuar edhe një fotografi nga xhirimet e klipit.
Por, vetëm sot Tayna publikoi një sekuencë të shkurtër të klipit nga kënga e re, derisa i parashtroi Loredanës një pyetje: “Kur po e qesim?”.
Të njëjtin postim Loredana e ripostoi në llogarinë e saj në Instagram.
Nuk dihet ende se çfarë zhanri është kënga e tyre dhe nuk dihet emri i projektit.
Bashkëpunimi i tyre në këtë këngë u bë e ditur vetëm një javë më parë. /Telegrafi/