Telegrafi

Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të ‘ngacmohen’ në komente të rrjete sociale

Mozzik dhe Loredana Foto: Instagram

Rep-artistët e njohur, Loredana dhe Mozzik janë duke u bërë temë në çdo faqe rozë.

E gjithë kjo, për shkak të faktit se edhe pse të ndarë, ata nuk po lënë vend në botë duke shëtitur së bashku.

Së fundmi ata janë parë në Dubai, ku po shpërndajnë edhe imazhe të njëri-tjetrit në profilet e tyre në Instagram.

Ndërkohë, Loredana ka ndarë disa fotografi të tjera ku shihet me veshje plot stil, por që bluza duket të jetë e meshkujve.

‘Ngacmimet’ nga Mozzik erdhën menjëherë i cili komentoi se bluza që mbante veshur ishte shumë e mirë.

Kjo nënkuptoi se reperja për t’u dukur më me stil po përdor rrobat e ish-partnerit, me të cilin po shijon pushimet.

Ndërkaq, fansat ende janë në mëdyshje nëse ata janë bashkuar, apo thjeshtë udhëtimet po i bëjnë për shkak të vajzës. /Telegrafi/