Site icon Telegrafi

Loredana dhe Mozzik nisen për në Kosovë

Prej dy ditësh, rap-artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi, dhe bashkëshorti i saj, reperi Mozzik, janë kthyer në emrat më të diskutuar në Kosovë.

Loredana ishte pre e një arrestimi nga Policia Zvicerane, nën akuzat e një çifti zviceran rreth të pesëdhjetave, të cilët e denoncuan për kanosje, zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.

Pas lirimit nga marrja në pyetje, duket se çifti Mozzik dhe Loredana janë nisur për tu kthyer në Kosovë.

Dyshja janë parë në aeroportin e Bazelit në orët e pasdites së sotme, teksa Loredana ishte maskuar me një pallto të gjerë të markës ‘Gucci’ dhe një kapele në kokë që të mos njihet, shkruan portali zviceran ‘20 minuten’.

“Ajo u fsheh prapa një palë syze dielli dhe kapele për të mos u njohur”, tha një dëshmitar rasti.

Ndërkohë, dy vëllezërit e rap-artistes në rrëfimet e tyre ekskluzive për Telegrafin, mohuan tërësisht akuzat lidhur me këtë ngjarje.

Loredana dhe Mozzik përndryshe janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana. /Telegrafi/

Exit mobile version