Site icon Telegrafi

Loredana dhe Mozzik arrijnë mbi një milion klikime me “Rosenkrieg” në më pas se 24 orë

Loredana dhe Mozzik Foto: YouTube

Dyshja e njohur, Loredana dhe Mozzik, kanë qenë përherë të dashur për audiencën e gjerë.

Ata së fundmi kanë bërë të ditur ribashkimin e tyre, duke realizuar kështu edhe një këngë së bashku.

“Rosenkrieg” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Luka Katic & Nancho by Fati.tv.

Në më pak se 24 orë, projekti i çiftit ka arritur të jetë tejet i suksesshëm, duke grumbulluar kështu mbi një milion klikime në YouTube.

Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte edhe teksti i këngës, ku ata tregonin për kohën e vështirë që kaluan larg njëri-tjetrit.

Vlen të theksohet se që të dy janë rep-artist të cilët po qëndrojnë në top listat e më të dëgjuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version