Telegrafi

Loredana dhe Florijana ndër personat më të kërkuar në Zvicër në kategoritë përkatëse në Google

Loredana Zefi, Florijana Ismaili (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Këngëtarja Loredana Zefi dhe futbollistja e ndjerë, Florijana Ismaili janë përfshirë në listën e personave më të kërkuar në Zvicër gjatë vitin 2019 në motorin e kërkimit online, Google.

Në listën e personaliteteve më të kërkuara, Loredana ndodhet në vend të dytë, madje edhe para legjendës së tenisit, Roger Federer.

Krahas muzikës, ajo ka qenë e përfolur edhe për akuzat për zhvatje, prandaj reperja shqiptare është në top-pesë më të kërkuarit kur është fjala për personazhet që i kanë kryesuar titujt e atjeshëm.

Në listën e personazheve më të kërkuar, të cilët kanë ndërruar jetë në vitin 2019, ndodhet edhe futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili, e cila humbi jetën në një aksident në liqenin Como në muajin korrik të këtij viti.

Trupi i lojtares që vdiq në moshën 24 vjeçare, u gjet në thellësi nën 200 metra me ndihmën e një roboti special nënujor. /Telegrafi/