Telegrafi

Loredana: Betohem se e dua hip-hopin gjerman

Loredana Zefi Foto: Instagram/loredana

Rep-artistja me prejardhje nga Ferizaji, Loredana, që një kohë të gjatë ka thyer barrierat në industrinë muzikore gjermane.

Një pjesë e madhe e projekteve të saj po marrin miliona klikime në platformat digjitale si YouTube dhe Spotify.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Loredana jo vetëm që ka sjell imazhe me dukjen e re, por edhe ka bërë një dedikim.

Foto: Instastory

Kjo e fundit ka të bëjë me zhanrin muzikor që ajo kultivon, por që më shumë si duket i përshtatet në gjuhën gjermane.

“Betohem se e dua hip-hopin gjerman”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Kujtojmë se “Kein Hunger” mban titullin hiti fundit nga ajo, që deri më tani ka grumbulluar 5.2 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/