Telegrafi

Loredana i bën më të shpeshta paraqitjet pa makijazh

Loredana Zefi Foto: Instagram/loredana

Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, vazhdon të jetë ndër më të dëgjuarat në tregun gjerman.

Ajo përmes rrjeteve sociale gjithmonë sjell fotografi, përmes të cilave përshkruan jetën dhe karrierën profesionale.

Gjatë pushimeve që ajo shpenzoi në Dubai me vajzën dhe Mozzik, imazhet ishin të shpeshta nga ana e saj.

Foto: Instastory

Por, ajo çka u vërejt tek ajo ishte edhe një pozë ku shihej e tëra natyra, pa asnjë lloj makijazhi të shtuar në fytyrë.

Duket se fansat i pritën mirë këto imazhe, derisa edhe gjatë ditës së sotme (e premte) Lori bëri të njëjtin veprim.

Foto: Instastory

Me një veshje sportive, reperja zgjodhi që të shfaqet pa makijazh, ndërsa kishte vënë një kapele në kokë.

“Kein Hunger” në anën tjetër është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me UFO 361. /Telegrafi/