Site icon Telegrafi

Lordët britanik kërkojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, pa e zgjidhur çështjen e emrit

Shtëpia e lordëve britanik kërkon nga Qeveria britanike që të angazhohet në pranimin e Maqedonisë në NATO, pa marrë parasysh nëse do të zgjidhet çështja e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raportin “Britania e Madhe dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor” i miratuar nga Shtëpia e lordëve thuhet se Maqedonia duhet të anëtarësohet në Aleancën veriatlantike, për shkak të paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Dokumenti thotë se anëtarësimi nuk duhet të varet nga zgjidhja e çështjes së emrit./Telegrafi/

Exit mobile version