Julen Lopetegui e ka vlerësuar si pozitive kombëtaren shqiptare.
Trajneri i Spanjës ka theksuar se Shqipëria i ka vënë në vështirësi për të shënuar gol ashtu sikurse shumë kombëtareve tjera, dhe ka rastet e veta për kualifikim në botëror.
“Shqipëria është një ekip shumë i mirë. Është rritur shumë viteve të fundit”, deklaroi fillimisht Lopetegui pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.
“Na ka vënë në vështirësi për t’i shënuar gol, ashtu sikurse i bëri shumë kombëtareve të mëdha”.
“Asnjë ndeshje nuk është njësoj në këto kualifikuese. Italia është skuadër e shkëlqyer dhe çdo kombëtare ka shanset e veta për tu kualifikuar”, përfundoi trajneri i Spanjës. /Telegrafi/