Telegrafi

Lopetegui: Përgjegjësia gjithmonë bie te trajneri, Reali do të festojë në fund të sezonit

Julen Lopetegui pas humbjes nga Barcelona (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, beson te suksesi i Real Madridit në këtë sezon pavarësisht humbjes 5-1 nga Barcelona dhe fillimit jo të mirë.

Ashtu siç i takon një trajneri ai mori përgjegjësit për humbjen, por thotë se skuadra është e bashkuar.

“Jam i mërzitur. Por, mund të rikthehemi. Me kohën që na ka mbetur në dispozicion këtë sezon, unë besoj te skuadra. Ndihem se kam forcën për të vazhduar të drejtoj këtë grup”.

Në sondazhin e Telegrafi Sport nga më shumë se katër mijë vota për një orë, 71 për qind e lexuesve ishin pro shkarkimit të spanjollit (Foto: Telegrafi Sport/Facebook)

“Është vështirë në Camp Nou, ne kishim shanset për të kthyer rezultatin, por goli i Suarezit për 3-1 i dha fund shpresave tona”.

“Përgjegjësia gjithmonë bie te trajneri. Ashtu si në fitore dhe në humbje ne qëndrojmë së bashku”.

Lexo po ashtu Barcelona 5-1 Real Madrid: Notat e lojtarëve, Suarez ylli i ndeshjes

“Jam i bindur që në fund të sezonit Real Madridi do të festojë, ne duhet të insistojmë”, ka thënë Lopetegui.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos në La Liga është kundër Valladolidit. /Telegrafi/