Ish-trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka refuzuar të përjashtojë një rikthim të mundshëm në klubin mbretëror spanjoll në të ardhmen.
Lopetegui mori drejtimin e Los Blancos në korrik të vitit 2018 pas një largimi të diskutueshëm nga kombëtarja e Spanjës.
Si pjesë e një marrëveshjeje me Real Madridin, Lopetegui kishte pranuar një ofertë për të filluar punën pas Kupës së Botës “Rusi 2018”, por ai u shkarkua në mënyrë sensacionale dhe me polemika nga roli i tij te La Roja.
Ai përfundimisht kompletoi një kalim në kryeqytetin spanjoll, por puna e tij zgjati vetëm katër muaj pas një fillimi të dobët të sezonit 2018/19.
Lopetegui fitoi Ligën e Evropës me Sevillan në vitin 2020 përpara se të merrte rolin e tij aktual me Wolves në Ligën Premier në nëntor të vitit 2022.
Me Carlo Ancelottin që do të konfirmohet si trajneri i ri i Brazilit në vitin 2024, kur kontrata e tij skadon në Madrid, klubi do të jetë në kërkim të një zëvendësimi dhe Lopetegui është i përfolur për një shans të dytë.
“Asnjëherë nuk jam penduar për asnjë nga vendimet e mia në futboll”, ka thënë fillimisht Lopetegui për Diario AS.
“A do të kthehesha? Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/