Telegrafi

Lopetegui: Neymar dhe Mbappe janë fantastikë, por nuk më interesojnë lojtarët që nuk janë në ekipin tim

Neymar dhe Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

Julen Lopetegui thotë se Neymar dhe Kylian Mbappe janë lojtarë fantastikë, mirëpo ka refuzuar të flasë për mundësinë e kalimit të tyre te Real Madridi.

Dy futbollistët e Paris Saint-Germainit ka kohë që po lidhen me Los Blancos, pasi klubi spanjoll gjithmonë i ka transferuar lojtarët më të shtrenjtë.

Neymar (Foto: Getty Images)

Neymar është në planet e tyre prej se u largua nga Barcelona drejt Ligue 1, ndërsa Mbappe është një lojtar që premton të arrijë nivelet kulmore të futbollit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Sidoqoftë, trajneri i Realit nuk dëshiron të flasë për futbollistët që nuk i ka në dispozicion, ashtu që nuk e ka komentuar interesimin e tij eventual për këta lojtarë.

“Nuk do të flas për lojtarët që nuk janë pjesë e skuadrës sime, do të ishte mungesë respekti”.

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

“Më pëlqejnë (Gareth) Bale, (Karim) Benzema dhe Lucas Vasquez. Neymar dhe Mbappe janë dy lojtarë fantastikë, por mua nuk më interesojnë, nuk janë në ekipin tim”, ka deklaruar spanjolli për Onda Cero.

Gjatë afatit kalimtar veror, Mbretërit nuk transferuan një zëvendësim të madh për Cristiano Ronaldon. Ata vendosën të angazhojnë talentë të rinj dhe të bazohen në skuadrën që e kishin. /Telegrafi/