Julen Lopetegiu ka folur në konferencën për shtyp para takimit të nesërm(diel) ndaj Shqipërisë në ‘Loro Boriçi’.
Kombëtarja e Shqipërisë e pret në shtëpi Spanjën në takimin e tretë të Grupit G në kuadër të kualifikimeve të botërorit ‘Rusia 2018’, teksa trajneri iberik pret një ndeshje të vështirë, ashtu sikurse ajo ndaj Italisë.
“Kemi pasur një ndeshje të vështirë kundër Italisë. Do të shohim kush do të luan”, ka thënë Lopetegiu në konferencë për shtyp.
“Sergio Roberto ka pas një lëndim, por do ta shohim a do të luaj”.
“Sa i përket fushës, është ajo që është, ne do të japim maksimumin kundër Shqipërisë”, përfundoi trajneri i Spanjës. /Telegrafi/