Telegrafi

Lopetegui e kërkon Thiago Alcantaran te Reali

Real Madrid mund ta komplikojë edhe më tepër mesfushën me përforcimin e radhës që po e kërkon trajneri i ri.

Në mesfushë, një futbollist i cili gjithmonë i ka pëlqyer klubit madrilen dhe vetë trajnerit Julen Lopetegui është Thiago Alcantara.

Bayern Munich pasi mori edhe miratimin e trajnerit të ri, kroatit Niko Kovac, tashmë flitet për një çmim fillestar prej 70 milionë euro që mund të bëjë që bavarezët të heqin dorë prej spanjollit.

Thiago Alcantara dhe Luka Modric (Getty Images)

Për momentin, ajo pjesë e Los Blancosit po mbulohet mirë prej Mateo Kovacicit, por i cili ka folur haptas se nuk është i kënaqur me qëndrimin në bankën rezervë.

Sipas portalit Cope, kroati i ka kërkuar klubit ta nxjerr në shitje për shkak se ka oferta të mira dhe dëshiron të jetë më shumë në fushë dhe jo rezervist.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Real Madridit

Në fakt, Florentino tashmë ka studiuar nënshkrimin e Thiagos, kur lojtari vendosi të largohet nga Barcelona. Klauzola e tij ishte vetëm 18 milionë, por Madridi nuk hyri në fund në konflikt me rivalët e përjetshëm dhe Thiago kaloi për 25 milionë sosh te skuadra gjermane, e cila atëbotë drejtohej prej Pep Guardiolës.

Kujtojmë se Lopotegui e drejtoi kombëtaren e grupmoshave të reja U21 të Spanjës drejt titullit të kampionit të Evropës, ku pjesë e skuadrës ishte edhe Alcantara. /Telegrafi/