Telegrafi

Lopetegui: CSKA ekip i madh, luajmë për maksimumin e pikëve

Julen Lopetegui është shfaqur në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Real Madridit në udhëtim te CSKA Moska në Rusi të martën mbrëma.

Trajneri i Realit foli për ndeshjen e grupeve ndaj skuadrës ruse, të cilën e cilësoj si kundërshtar i fortë dhe se skuadra e tij duhet ta jap maksimumin për të marr fitoren.

“Ne duhet t’i qasemi çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të arrijmë sa më shumë pikë që është e mundshme”, ka thënë fillimisht Lopetegui në konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Lopetegui debuton me fitore në Ligën e Kampionëve me Realin: Jam i lumtur, merituam fitoren

“E dimë se çfarë atmosfere do të jetë, duhet të jemi të përgatitur për një ndeshje të tillë të Ligës së Kampionëve”.

“Ndjenjat pas një lojë të tillë të fortë si ndaj Atletico Madridi ishin shumë pozitive, ishte një hap i qartë në kualitet ndaj një skuadre si Atletico”.

“Do të përpiqemi të krijojmë sa më shumë shanse të jetë e mundur në çdo ndeshje dhe jam i sigurt se gjithçka do të shkojë ashtu si duhet”.

Lexo po ashtu Perez i ka thënë Lopeteguit: Prioriteti jonë, fitimi i Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano  

“Loja kundër [CSKA] do të jetë shumë kërkuese. Kundërshtarët janë të një niveli të lartë dhe janë në shtëpi”.

“Ne do të përballemi me vështirësitë me të cilat ballafaqohemi me burimet që i kemi. Do të përpiqemi t’u përgjigjem çdo gjëje që na hedhin”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/