Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka këmbëngulur se ai mund të trajtojë Keylor Navasin dhe Thibaut Courtois në të njëjtën skuadër.
Para disa ditësh Real Madridi transferoi portierin belg, Courtois nga Chelsea për një shifër prej 35 milion eurosh.
Megjithatë, transferimi i tij ngjalli polemika rreth një largimi të mundshëm të portierin aktual, Navas, i cili u paraqit në fitoren e së shtunës në trofeun Bernabeu ndaj Milanit.
Në lidhje me konkurrencën dhe dy portierët është pyetur edhe trajneri Lopetegui, i cili ka thënë se i sheh si dy zgjidhje fantastike për portën dhe nuk ka asnjë problem mes tyre.
“Navas dhe Courtois nuk janë asnjë problem”, ka thënë fillimisht Lopetegui në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes me Milanin.
“I shoh ata si dy zgjidhje fantastike”.
“Kemi konkurrencë të madhe për vende dhe kjo është e dobishme për ekipin”.
“Ka gjithmonë një çështje kur një lojtar cilësor nuk luan”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/