Julen Lopetegui se janë të uritur për trofe, pavarësisht humbjes së tyre në Superkupën e Evropës.
Real Madrid ka pësuar humbje 4-2 kundër Atletico Madridit pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, meqenëse takimi në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
I pyetur se sa do të jenë të motivuar lojtarët për të fituar tituj duke e ditur se ne tre vitet e fundit rresht kanë fituar pothuajse çdo gjë, trajneri spanjoll tha se ky nuk është ndonjë problem.
“Ata kanë fituar shumë, por në La Liga nuk kanë qëndruar aty ku dëshirojnë të jenë, ne duam të përqendrohemi në sezonin e ri pa menduar për vitet e fundit dhe po provojmë të marrim më të mirën prej ekipit”.
“Ne duam të ngritemi tani dhe të mendojmë për ligën spanjolle, e cila na bën të ngazëllyer. Ekipi ka fituar pak trofe të Spanjës në sezonet e fundit dhe duam të fillojmë mirë. Ata nuk janë më pak të uritur për të fituar Ligën e Kampionëve. Ata ishin të uritur për të fituar këtë titull”.
“Ne duhet të përmirësohemi në të gjitha aspektet, nuk na pëlqen kur bëjmë gabime dhe duhet të korrigjohemi në çdo gjë, jo vetëm në gabime individuale”, tha Lopetegui.
Theksojmë se golat për Realin i shënuan Sergio Ramos dhe Karim Benzema, gjersa te Atletico realizues i dyfishtë ishte Diego Costa si dhe nga një sosh e shënuan Saul dhe Koke. /Telegrafi/