Telegrafi

Lopët ecin mbi trupat e vullnetarëve, si pjesë ritualit që besohet se iu sjellë fat (Video)

Shumë burra nga India janë bërë pjesë e festivalit në Madhya Pradesh, pjesë e së cilit është edhe rituali i dhimbshëm, ku lopët iu kalojnë sipër.

Ata bëhen vullnetarë dhe duhet të durojnë bagëtinë që kalojnë mbi trupat e tyre, me besimin se kjo iu sjellë fat, suksese dhe mbarësi të gjithëve së bashku, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, sa më shumë që lëndohen, aq më shumë të mira do të kenë, ndërsa kohëzgjatja e shërimit të plagëve sjellë dobi shtesë.

Nuk bëhen të ditura lëndimet, por nuk raportohet për të ndonjë rast që ka pësuar më fatalitet, si pjesë e këtij organizimi të lashtë që zhvillohet për çdo vit. /Telegrafi/