Tentimi i një lope për liri në Brazil ka fituar zemrat e njerëzve pasi një video e saj duke ecur poshtë një “rrëshqitëse”, në një park lojërash u shpërnda në internet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjedhi rreth 300 kilogramë, e destinuar për therje në një fermë bagëtish 500 milje në perëndim të Rio de Zhaneiros, arriti të arratisej në një pishinë të hapur aty pranë.
https://www.youtube.com/watch?v=OitimtJ6Bw8&t=19s
Pasi arriti atje, lopa u fiksua në një “rrëshqitëse uji” dhe ngadalë u hodh në rrugën e saj drejt pishinës më poshtë.
Për befasi, “rrëshqitësja” – e krijuar për të mbajtur vetëm rreth 200 kilogramë nuk u dëmtua nën peshën e madhe të kafshës.
Kjo nuk është hera e parë që bagëtitë bëjnë bujë pas arratisjeve të guximshme. Në qershor, tre duzina lopë dolën nga një thertore dhe kaluan nëpër Pico Rivera në Kaliforni. /Telegrafi/