Telegrafi

Longoria fotografohet në jaht me bikini (Foto)

Eva Longoria është duke pushuar në Spanjë me bashkëshortin e saj, Jose Antonio Baston.

Paparacit e kanë ndjekur nga afër aktoren, për ta fotografuar gjatë kohës që ajo kalonte në një jaht.

Aktorja i ka vënë në pah linjat e saj (MPH/Splash News)

Ndërsa 42-vjeçarja është dukur mahnitëse të dielën kur është fotografuar me bikini.

Lexo po ashtu Pozimi në bikini, Eva Longorias i zbulojnë kilogramët e tepërt në trup (Foto)

Ylli i dikurshëm i “Desperate Housewives” e ka shijuar çdo moment të këtij pushimi, ndërsa është fotografuar edhe duke u hedhur në ujë.

Eva ka shijuar çdo moment (MPH/Splash News)

Natyrisht se Eva ka qenë pa makijazh dhe është dukur bukur, ndërsa linjat e saj janë pëlqyer. /Telegrafi/