Telegrafi

“Lonely” është kënga e preferuar e Msusit, ndërsa Stupcat janë të gatshëm për humor në çdo situatë (Video)

Aktori që portretizon rolin e Msusit dhe shumë role të tjera në realizimet e Stupcave, Afrim Krasniqi, ka treguar se cila është kënga e tij e preferuar.

Osman Azemi e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me kolegët, Vedat Bajrami dhe Afrim Krasniqi, në veturë, ndërsa në prapavijë dëgjohet kënga “Lonely” nga Nana.

“Kur nuk e di se çka flet, por shumë e dua këtë këngë”, thotë aktori në video.

“Kënga e preferuar e Msusit, “I’m lonely”. Teksti po i pështjellet pak, se e di”, ka shkruar Osmani në përshkrimin e videos.

Lexo po ashtu Episodi i 38-të i “Egjeli”: Gjyla bëhet psikologe

“Lonely” është hiti i dikurshëm i artistit gjerman, Nana. Kënga u lansua në prill të vitit 1997 dhe ishte pjesë e albumit debutues, “Nana”.

Kjo këngë kryesoi top-listat në Gjermani, Zvicër, Austri, Danimarkë dhe Norvegji, ndërsa u bë hit në gjithë botën.

Nana Kwame Abrokwa është një këngëtar dhe DJ gjerman me origjinë ganeze. Suksesin më të madh e arriti pikërisht në vitet e nëntëdhjeta me stilin e tij muzikor të ashtuquajtur si ‘euro-rap’. /Telegrafi/