Pothuajse çdo vit në këtë periudhë, Londra pushtohet nga arabët e pasur, të cilët zbarkojnë në kryeqytetin britanik për t’iu shpëtuar temperaturave të larta në vendet e tyre.
Dhe, natyrisht që ata marrin me vete edhe super-makinat e tyre luksoze, të cilat tashmë qëndrojnë në trotuaret e rrugëve kryesore të kryeqytetit anglez.
Bëhet fjalë për vetura të tilla, si Ferrari, Lamborghini, Maserati, Mercedes e të tjera. /Tema/