Telegrafi

“Lolo”, këngë e re nga Lindoni (Video)

Lindon Berisha e ka publikuar këngën e re që e ka realizuar me videoklip.

E titulluar “Lolo”, kjo këngë i përshtatet sezonit dhe pritet të pëlqehet nga fansat e këngëtarit.

Projekti është prodhim i Cricket Music që e ka realizuar muzikën, si edhe ka bërë miksimin dhe masterizimin.

Tekstin e ka shkruar vet Lindoni.

Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films. /Telegrafi/