Site icon Telegrafi

Lola Haradinaj i gëzohet formimit të Qeverisë, publikon fotografi të Anitës dhe Ramushit në Kuvend (Foto)

Bashkëshortja e Daut Haradinajt, Lola, është bërë disa herë temë e medieve rozë, lidhur me dukjen dhe paraqitjet e saj.

Sot (e shtunë), ajo ka pasur më shumë arsye për të festuar, kjo pasi kunati i saj, Ramush Haradinaj është shpallur kryeministër i Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës, me 61 vota pro dhe një abstenim, u votua Qeveria Haradinaj.

Lexo po ashtu ME 61 VOTA PËR, VOTOHET QEVERIA HARADINAJ

Ndërkohë, Lola e ka shprehur gëzimin e saj përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ku shfaq momente nga betimi i ministrave të qeverisë, si dhe më pas një fotografi tjetër ku shfaqen çifti Ramush dhe Anita Haradinaj.

Anita dukej shumë elegante e veshur në të zezë, gjersa shkëlqente pranë bashkëshortit të saj, tashmë kryeministër i Kosovës.

Ndërkohë Lola dhe Dauti duket ta kenë ndjekur seancën e sotme nga shtëpia e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version