Telegrafi

Lola Haradinaj feston ditëlindjen e 32-të, sjell fotosesion atraktiv për ndjekësit e saj

Foto: Lola Haradinaj/Instagram

Bashkëshortja e deputetit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, Lola Muçaj-Haradinaj, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Të mërkurën, ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të dhe me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Ajo ka vendosur që ditëlindjen e 32-të ta festojë me familjarët në shtëpinë e saj, dhe me këtë rast ka realizuar një set fotografish, në të cilat është shfaqur mjaft atraktive.

Teksa pozon pranë balonave me numrin e saj, moderatorja Haradinaj rrëmben vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj tërheqëse.

“Unë kam lindur me një dhuratë, dhuratën e mbresëlënies. Unë nuk jam vetëm një vit më e vjetër, unë jam edhe një vit më e mirë dhe më e bukur”, ka shkruar Lola në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet që ka marrë nga figurat publike, kjo pasi ajo ruan miqësi shumë të mirë me një pjesë të mirë të këngëtareve vendore. /Telegrafi/