Telegrafi

Lokali ku klientët e marrin kusurin vet (Foto)

Në Sydney të Australisë ndodhet një lokal në të cilin klientët paguajnë dhe e marrin vet kusurin e tyre. “Bacino Bar North Sydney” është hapur që para 25 vitesh dhe që atëherë ka funksionuar ky lloj shërbimi.


Pronari i lokalit Chris Maraziotis, tha për “Daily Mail” se kjo ide erdhi pasi stafi ishte shumë i zënë për të marrë porosinë dhe paratë në të njëjtën kohë. “Dikush lë më pak para në banak dikush lë më shumë. Funksionon e gjitha”, ka vazhduar ai.

Sipas Maraziotis, lokali shërben qindra kafe në ditë. Edhe pse është e vështirë të drejtojë një biznes të tillë, ai u shpreh se nuk ndodh shpesh që klientët të përpiqen të vjedhin. “Nëse vijnë këtu përditë dhe i pëlqen kafeja jonë, pse do rrezikonin?”, shtoi pronari australian. /Telegrafi/