Telegrafi

Lojtarin e Feyenoordit e tradhtojnë nervat në derbi, gjuan me top tifozët e Ajaxit dhe normalisht në fund mori atë që meritoi (Video)

Feyenoordi humbi derbin ndaj Ajaxit me rezultat 2-1.

Në minutën e 30-të teksa vendasit po fitonin me rezultat 1-0, lojtari i klubit mysafirë gjuajti me top tifozët e Ajaxit.

Ky gjest nga Steven Berghuis shkaktoi shumë pakënaqësi si te tifozët të cilët pastaj e sulmuan duke e gjuajtur më gjëra që kishin afër, por edhe te lojtarët e Ajaxit të cilët i dolën në mbrojte tifozëve të tyre.

E gjitha kjo erdhi nga një top i futur në fushë nga tifozët dhe kjo duket e acaroi lojtarin.

Gjëra të tilla nuk shihen shpesh në futbollin evropian, ndërsa më poshtë keni videon. /Telegrafi/