Site icon Telegrafi

Lojtari që pati rastin e artë, Gashi: U munduam deri në sekondën e fundit

Shkëlzen Gashi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar tifozët kuqezi për përkrahjen, ndërsa ka theksuar se skuadra dha gjithçka për të barazuar shifrat kundër Zvicrës.

Shqipëria humbi me rezultat prej 0-1 kundër Zvicrës në ndeshjen debutuese në Evropian, ndërsa përkundër se ishin me një lojtar më pak në fushë krijuan raste shumë të mira shënimi dhe njërin prej tyre e pati pikërisht futbollisti që luan në MLS, por nuk arriti të mposhtë portierin, edhe pse ishte i vetmuar kundër tij.

“Të dashur tifozë, shumë faleminderit për ndihmën tuaj të madhe. Faleminderit shumë. Ne u munduam deri në sekondën e fundit për të shënuar golin e barazimit, megjithëse ishim edhe me një lojtar mangët dhe nuk u shpërblyem”.

“Ne provojmë që të japim gjithmonë më të mirën. Tani duhet të shohim të ardhmen, të fokusohemi në ndeshjen tjetër”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Exit mobile version