Telegrafi

Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Jese Rodriguez është shembulli perfekt i lojtarit i cili nuk ia doli të mbajë nivelin e lojës për një kohë të gjatë.

31-vjeçari shfaqi shenja mjaft premtuese në vitet e tij të para si lojtar i Real Madridit, por që prej se u largua në drejtim të Paris Saint-Germainit në vitin 2016, ai ka ndërruar vazhdimisht ambient.

Vetëm në vitin 2023, Jese ka luajtur për tri klube të ndryshme: Ankaragucu, Sampdoria dhe Coritibia.

Ai më pas u largua nga këta të fundit në muajin dhjetor dhe që atëherë nuk kishte qenë në gjendje që të gjente një ekip të ri.

Sidoqoftë, ai tashmë është bërë me ‘shtëpi të re’ dhe është transferuar atje ku pak kush mund ta kishte pritur.

Sot (e shtunë) është konfirmuar se Jese ka nënshkruar për ekipin Johor Darul Ta’zim që bën gara në Malajzi.

Johor Darul Ta’zim është një ekip shumë i njohur dhe i suksesshëm në futbollin aziatik dhe janë rregullisht pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Jese do të shpresojë se do të lë shenja tek ekipi i ri dhe me siguri bashkëlojtarët e tij të rinj do ta vlerësojnë eksperiencën që ai ka mbi supet e veta./Telegrafi/