Telegrafi

Lojtari i parë që ka lindur në shekullin XXI luan në Ligën e Kampionëve

Moise Kean ka thyer një rekord unik. Ai është bërë lojtari që ka lindur në shekullin XXI dhe ka luajtur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Kjo vjen pas disa ditësh që këtë rekord e theu kundër Pescaras në Serie A, ku luajti për disa minuta.

Lexo po ashtu Mbajeni mend këtë emër, talenti i Juventusit thyen rekord në Serie A

Moise Kean u inkuadrua në ndeshje në minutën e 80 kur rezultati ishte 1-1.

Ai i solli fat Zonjës së Vjetër që shënoi dy herë pas inkuadrimit të tij në lojë. Sulmuesi ka 16 vjet e 269 ditë.

Kean konsiderohet si talent i madh dhe Max Allegri e ka ofruar në skuadrën e parë pas lëndimeve të shumta në fazën e sulmit. /Telegrafi/

Sulmuesi ka 16 vjet e 269 ditë.