Site icon Telegrafi

Lojtari i padëshiruar tek Barcelona në bisedime për t’u transferuar tek Atletico Madridi

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet pati paraqitje solide në parasezon madje raportohej se kishte impresionuar Hansi Flick, por ai me shumë gjasa do të largohet nga Katalonia sërish këtë verë, pasi klubi po synon të zvogëlojë buxhetin e pagave.

Pas dy vitesh të kaluara në Ligën Premier, ai mund të mbetet sërish në Spanjë, por tani me një destinacion tjetër.

Atletico Madridi e kishte bërë mbrojtësin e Feyenoordit, David Hancko, objektivin e tyre kryesor, por çmimi i kartonit të sllovakut bëri gjë marrëveshja të mos avanconte.

Një tjetër emër që ishte konfirmuar në listën e ngushtë të Atleticos ishte edhe Aymeric Laporte, por Matteo Moretto ka thënë se një lëvizje për të është larg, mes zërave për transferim tek Real Madridi.

Ndërkohë ‘marrëveshja më e lehtë’ sipas Morettos është Clement Lenglet. Dy ekipet janë në bisedime për të arritur një marrëveshje pasi për të interesim të madh ka shprehur edhe Villarreali.

Paga e lartë e 29-vjeçarit e ka parandaluar atë që të largohet përfundimisht nga Barcelona deri më tani, për këtë arsye ai kishte shijuar dy periudha huazimi tek Tottenhami dhe Aston Villa.

Meqenëse Lenglet ka dëshmuar se është ende në gjendje që të luajë mirë me sistemin e duhur, ai me shumë mundësi do të ishte opsioni më i lirë nga të gjithë emrat që po i konsideron Atletico./Telegrafi/

Exit mobile version